fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Nisma: Pas 14 shkurtit, deputetet tanë  do ta mbrojnë̈ fuqishëm zërin e çlirimtarëve në Parlament.

Publikuar

Nisma Social Demokrate ka zhvilluar takimet me elektoratin e saj në Ferizaj ku u prezantuan edhe zyrtarisht kandidatët për deputetë nga komuna e Ferizajt, Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës, të cilët sipas Nisma-s pas 14 shkurtit, me dinjitet, me dije dhe urtësi do ta mbrojnë fuqishëm zërin e çlirimtarëve në Parlament.

“Kjo zonë heroike në kohërat më të vështira për vendin është rreshtuar për t’ia mundësuar frymimin e lirë Kosovës, dhe tani po rreshtohen krah Nismës për ta mbrojtur atë sakrificë dhe mund që është bërë për Kosovën që duam. Kosova nuk ka kaluar nga errësira në dritë nga 6 tetori i vitit 2019, çlirimtarët e kanë larguar errësirën nga Kosova në qershorin e vitit 1999, me lirinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Nisma-së

Aty thuhet se slogani i tyre  “Me Çlirimtarët” është bartur brez pas brezi tek shqiptarët, kjo frymë është bartur nga mësuesit tanë, familjarët tanë, bujqit tanë, të cilët kudo që kanë jetuar na kanë edukuar e frymëzuar po në këtë frymë çlirimtare, prandaj ne sot duam qe këtë frymë ta përcjellim tek gjeneratat e reja, dhe ketë do ta bëjmë duke qenë fuqishëm zëri i tyre në Parlament dhe kudo në institucionet tona.

“Ne jemi rreshtuar me frymën çlirimtare të 121-it ashtu siç po rreshtohen çdo ditë patriotë të shumtë, burra e gra anekënd Kosovës, ashtu siç sot i pamë të rreshtuar, me kokë lartë e krenarë përkrahësit tanë të shumtë nga Ferizaj, Kaçaniku, Hani i Elezit dhe Shtërpca”, thuhet në njoftim.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021