fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Nisma mban takime elektorale në Drenas dhe Skenderaj

Publikuar

Nisma Social Demokrate ka njoftuar se fushatën e tyre elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, e vazhduan në Drenicë, me Drenasin dhe Skenderajn, ku edhe kanë bërë prezantimin e kandidatëve tanë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk ishte aspak e lehtë që sot të hapim këtë fushatë elektorale pa praninë e njeriut të madh, që sot po na mungon ne dhe gjithë Kosovës, pa prezencën fizike të çlirimtarit tonë, bacës Jakup Krasniqi, që sot ndodhet në Hagë”, thuhet në njoftim.

Sipas Nisma-s vendi ynë ka nevojë për frymën tonë çlirimtare që po afron e bashkon shpirtin patriotik, ka nevojë për frymën e Drenicës për t’u dalë në ballë sfidave nëpër të cilat po kalon Kosova, prandaj na duhet një mobilizim i gjithanshëm për të pasur një zë të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës. Kuvendit i duhen deputetë që mbyllin plagë dhe e duan vendin, dhe jo deputetë që sjellin përplasje, përçarje dhe injorojnë e mohojnë të vërtetën e të kaluarës sonë të lavdishme.

Ne po angazhohemi fuqishëm që kauza jonë e drejt për mbrojtjen e vlerave kombëtare të jehojë fuqishëm kudo në skenën politike, në mënyrë që të gjithë atyre që punojnë ditë e natë për ta ç ‘vlerësuar të kaluarën krenare të një populli të tërë, t’u bëjmë me dije se përballë do të kenë një zë të fuqishëm të çlirimtarëve të 121-it.

Ne dikur kemi kërkuar rreshtim nëpër fshatrat e Drenicës për t’i kontribuar luftës për liri, ndërsa sot po kërkojmë përkushtim të qytetarëve anekënd vendit për tu rreshtuar krah frymës sonë çlirimtare, për një zë sa më të fuqishëm në Parlament.

Kauza jonë është këtu për ta ngritur zërin që secila viktimë e shkaktuar nga okupatori serb ta merr përgjigjen e merituar, sepse në Kosovën tonë ka pasur gjenocid nga okupatorët serb, dhe jo përpjekje për gjenocid, siç e ka thënë njëri nga kandidatët për kryeministër. Nuk mundet një pretendet për të drejtuar vendin të shkoj në bisedime me Serbinë, sepse ai nuk e pranon gjenocidin e bërë në Kosovë, duke e quajtur vetëm si përpjekje për gjenocid.

Drenasi dhe Skenderaj janë bërë bashkë krah frymës çlirimtare të 121-it, që është simbol për secilën familje në Drenicë, ashtu siç ka qenë lufta dhe ushtria jonë çlirimtare.