fbpx
Lidhu me Ne!

Shqipëri

Nisin përgatitjet për vaksinimin masiv

Gjatë vitit 2020 qeveria pagoi rreth 3.9 milionë euro mekanizmin COVAX, për të siguruar rreth 1.1 milionë vaksina. Paralelisht duke ndërmjetësuar direkt me kompaninë Pfizer, ajo siguroi një marrëveshje për 500 mijë vkasina të tjera, ndërsa së paku në dy raste u përfituan rreth 10 mijë doza, fillimisht “nga një vend mik i BE-së” e së fundmi nga Arabia Saudite.

Publikuar

Autoritetet shëndetësore nisën mbrëmjen e së shtunës ngritjen e dy çadrave të mëdha në sheshin “Skënderbej” për të mundësuar të dielën një kapacitet shtesë me 800-1000 injektime për programin e vaksinimit kundër COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se dy çadrat, me konstrukt metalik, do të përmbajnë 10 pika regjistrimi dhe do të kenë si fokus vaksinimin e të moshuarve, teksa grupit të punës do t’i bashkohen edhe infermjerët e Forcave të Armatosura.

Duke i konsideruar qendra vaksinimi, Manstirliu tha se dy çadrat do të vijojnë paralelisht me qendrën e hapur në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Ajo theksoi se qytetarët duhet të presin njoftimin e mjekëve të familjes, të cilët do të koordinojnë në referencë të regjistrit elektronik të banorëve dhe personave në nevojë.

Prej 11 janarit në Shqipëri ka nisur programi i vaksinimit kundër virusit, ku deri më sot janë kryer 64,075 injektime – 1,827 vetëm sot. Programi është fokusuar kryesisht te personeli shëndetësor, të moshuarit dhe arsimtarët, shkruan Euronews Albania.
Qeveria ka vënë si objektiv shtimin e kapaciteteve deri në 10-15 mijë injeksione në ditë, teksa ka siguruar së fundmi përmes një marrëveshje me një kompani turke, të paktën 500 mijë vaksina Sinovac të prodhuara në Kinë – me opsionin për të marrë 500 mijë të tjera në një kontratë të dytë.

Gjatë vitit 2020 qeveria pagoi rreth 3.9 milionë euro mekanizmin COVAX, për të siguruar rreth 1.1 milionë vaksina. Paralelisht duke ndërmjetësuar direkt me kompaninë Pfizer, ajo siguroi një marrëveshje për 500 mijë vkasina të tjera, ndërsa së paku në dy raste u përfituan rreth 10 mijë doza, fillimisht “nga një vend mik i BE-së” e së fundmi nga Arabia Saudite.

Deri të enjten, përpara se të sillte në Shqipëri 192 mijë vaksina – pjesë të marrëveshjes me kompaninë turke për 500 mijë vaksinat Sinovac – qeveria kishte mundur të sillte në shqipëri 90 mijë doza, kryesisht vaksina Pfizer dhe AstraZeneca.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021