Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë të pranishëm në sallën e Kuvendit.
Të pranishëm janë edhe deputetët e partive opozitare, përkatësisht Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe një numër deputetësh të subjekteve politike joshumicë.
Pavarësisht thirrjeve të opozitës që të tërhiqet nga ndryshimi i ligjit në fjalë, Lëvizja Vetëvendosje e ka shtyrë këtë çështje përpara.