fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Nga korriku pa tarifa për roaming

Publikuar

Nga data 1 korrik 2021, qytetarët e Kosovës, gjatë qëndrimit në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të paguajnë asnjë shtesë për shërbimet e rregulluara të roamingut në kuadër të telekomunikimit, siç janë thirrjet e realizuara ose të pranuara dhe mesazhet, thuhet në një përgjigjje të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP).

Kjo do të ndodhë në bazë të një marrëveshjeje për roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë), shkruan Evropa e Lirë.

Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes ka filluar në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, kurse faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, është paralajmëruar se do të zbatohet me 1 korrik 2021.

Tarifa e roamingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një shtet tjetër, nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021