fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Nga e hëna në të premtën, çfare moti do të kemi?

Publikuar

Në javën e dytë të marsit dimri tenton të rikthehet.  Ftohtë me reshje shiu dhe bore ditën e martë dhe mërkurë.  Nga e enjta kthjellime dhe intervale me diell.

7.03.2021 – Fusha anticiklonike që po shtrihen mbi rajon, favorizojnë mot të qëndrueshëm me kthjellime dhe diell ditën e sotme dhe të hënën në vendin tonë.  Ndërkohë fusha të presionit të ulët nga një ciklon që po kalon nga Afrika veriore dhe në Mesdhe, ditëve të ardhshme, do të shtrihen nga pjesa jugore e rajonit tonë e që sjellin shtim të vransirave, nga dita e martë edhe të reshura, fillimisht të shiut.

Mirëpo pasi në rajon ndodhen masa të ftohta ajrore, që gradualish do të zbresin mbi vendin tonë, do të shndërrojnë reshjet e shiu edhe në të borës.  E ditën e mërkurë, megjithëse jo me një besueshmëri të lartë, mund të sjellin reshje më të qëndrueshme borë duke formuar edhe shtresa bore vende-vende edhe deri në 10cm.  Pasditen dhe në mbrëmjen e së mërkurës reshjet pritet të pushojnë.

Nga e enjta, pas mëngjesit shumë të ftohtë, priten më shumë intervale me diell dhe rritje e temperaturave.  Në fundjavë mbeten mundësi për reshje shiu, derisa temperaturat mbeten përreth vlerave mesatare.

Cilësia e ajrit pas përmirësimit ditëve të fundjavës, në ditët e ardhshme, në periudha të qetësisë, me mos qarkullim të mjaftueshëm ajror, do të kaloj edhe në vlera të dobëta, por edhe shumë të dobëta, derisa gjatë ditës mbetet edhe në vlera mesatare.

8.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën më butë kryesisht me diell.  Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen, e vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu.

9.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje shiu kohëpaskohe, e orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes me borë.

10.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, të cilat gjatë ditës në vise më të ulëta shndërrohen edhe me reshje shiu.  Vende-vende reshjet e borës do të jenë me intenzitet mesatar, që mund të formojnë edhe shtresë bore.

11.03 – Kryesisht me kthjellime dhe diell.  Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.

12.03 – Kthjellime dhe vransira kalimtare.  Në mëngjes më ftohtë me ngrica, ditën më butë.

Derisa të hënën temperaturat shënojnë rritje, nga e marta sërish në rënie, me tendencë të rritjes sërish nga dita e enjte.  Minimalet nga 1C, ditën e martë, zbresin edhe deri në -5C ditën e enjte.  Maksimalet nga 11C, ditën e hënë, zbresin deri në 3C ditën e mërkurë, e të premten sërish rriten në 11C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare, së pari nga jugperëndimi e më pas nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale ditën e hënë, e më pas me tendencë të rritjes./pw/tg/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021