fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

“Nga çështje javësh, reciprociteti – Në çështje javësh, takimi me Vuciqin”

Dialog pa kushte, jo parimor dhe drejt Asociacionit. Kjo është rruga që ka mësyer ‘lideri historik

Publikuar

Partia Socialdemokrate (PSD), ia ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti, kohën kur ai, sipas PSD, ka thënë së reciprociteti është çështje javësh pati thënë. Sipas PSD tash çështje javësh është bërë takimi me Vuciqin.

“Reciprociteti është çështje javësh pati thënë, por siç duket çështje javësh janë takimet me Vuçiqin. Dialog pa kushte, jo parimor dhe drejt Asociacionit. Kjo është rruga që ka mësyer ‘lideri historik’’, thuhët në komunikatën e PSD-së.

“Brenda këtij kuadri duhet t’i kuptojmë edhe manovrat e dobëta me prioritizimin ose jo të dialogut. Kur ai thotë se dialogu nuk është prioritet, në fakt po kërkon zhvendosje të vëmendjes dhe ulje të rëndësisë që e ka kjo temë për qytetarët dhe opinionin publik. Në fakt, po kërkon të mos i kërkojmë llogari. Po kërkon dialog pa mbikëqyrje, pa transparencë”, thuhet aty.

Deklarimi i plotë i PSD-së:

S’ka reciprocitet, dialog po, edhe gënjeshtra…

Sot kaluan 1 muaj prej formimit të Qeverisë Kurti. Zotimi i afatizuar elektoral skadoi. Reciprocitet s’ka, dialog po, edhe gënjeshtra. Gënjeshtra javësh e muajsh. Për shumëkë, fatkeqësisht, gënjeshtrat do të zgjasin sepse nuk do të shihen.

Qeveria nuk e ka asnjë pengesë në funksionim as vendimmarrje. LDK nuk është aty për ta rrëzuar, dhe për çudi sërish s’ka reciprocitet. Dje na u tha se nuk qëndron puna veç te Serbia, ne paskemi probleme edhe me vendet e tjera. Prej reciprocitetit te CEFTA. Mirë që s’na u tha se Serbia ka ndryshuar tash, siç pati thënë për Listën Serbe.

Reciprociteti është çështje javësh pati thënë, por siç duket çështje javësh janë takimet me Vuçiqin. Dialog pa kushte, jo parimor dhe drejt Asociacionit. Kjo është rruga që ka mësyer “lideri historik”. Brenda këtij kuadri duhet t’i kuptojmë edhe manovrat e dobëta me prioritizimin ose jo të dialogut. Kur ai thotë se dialogu nuk është prioritet, në fakt po kërkon zhvendosje të vëmendjes dhe ulje të rëndësisë që e ka kjo temë për qytetarët dhe opinionin publik. Në fakt, po kërkon të mos i kërkojmë llogari. Po kërkon dialog pa mbikëqyrje, pa transparencë.

Të gjithë duhet të jemi syhapur e vigjilent sepse minimum i Asociacionit që kërkon Lajçak është version i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Kosovës i duhet dialogu, por rruga që ka marrë procesi nuk është ai i marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke. Askush, as opozita as shoqëria civile nuk duhet të bëhen lehtësues të këtij procesi.              

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021