Lajme
Nga 1,116 ankesa, pranohen vetëm 144

Publikuar
2 vjet më parëmë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka konfirmuar të martën se i kanë shqyrtuar të gjitha ankesat, edhe ato që kanë arritur përmes e-mail-it brenda afatit prej 24 orësh, shkruan Evropa e Lirë.
Në total, përmes e-mail-it kanë arritur 1,116 ankesa, por sipas zyrtarëve të PZAP-së, vetëm 281 e-mail-e kanë qenë të kompletuar me dokumentacionin përkatës.
“PZAP-ja 144 apele i ka pranuar si të bazuara dhe ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në që këta votues t’i përfshijë në listën e votuesve jashtë Kosovës për të votuar, ndërsa 124 apele i ka refuzuar si të pabazuara pasi që parashtruesit e apelit nuk kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme. Ndërsa 13 apele i ka hedhur si të parregullta. PZAP-ja i ka miratuar si të bazuara edhe dy apele që kanë arritur përmes postës”, sqaroi për Radion Evropa e Lirë, Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të PZAP-së.
Ai nuk komentoi arsyet e ndryshimit të vendimit të PZAP-së për pranimin e ankesave përmes e-mail-it.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
