fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Nga 1 korriku, në Mal të Zi pa sigurim shtesë për automjetet me targa të Kosovës

BKS bën të ditur se me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në fjalë, drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Malit të Zi gjatë hyrjes në Kosovë do të prezantojnë Kartonin e Gjelbër valid, ndërsa në anën tjetër drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Kosovës gjatë hyrjes në Malin e Zi do të prezantojnë certifikatën e sigurimit TPL + valide, e cila aplikohet edhe në MoU-të me Maqedoninë dhe Serbinë.

Publikuar

Byroja Kosovare e Sigurimeve ka njoftuar se të premten (sot, 25.06.2021) do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me Malin e Zi, për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, kosovarët nga 1 korriku nuk do ta paguajnë sigurimin në vlerë 15 euro me Malin e Zi.

Në njoftim bëhet e ditur se marrëveshja do të nënshkruhet nga kryetari i BKS-së, Sami Mazreku dhe drejtori i Byrosë Nacionale të Siguruesve në Mal të Zi, Boris Saban.

 “Ju njoftojmë se me datë 25.06.2021 në ora 14:00 në Podgoricë, Mali i Zi, Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit z. Sami Mazreku do të nënshkruajë Memorandumin e Mirëkuptimit me Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës – Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi z. Boris Saban, për njohjen reciproke të certifikave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë  në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella, në Republikën e Kosovës dhe Malin e Zi”, thuhet në njoftim.

BKS bën të ditur se me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në fjalë, drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Malit të Zi gjatë hyrjes në Kosovë do të prezantojnë Kartonin e Gjelbër valid, ndërsa në anën tjetër drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Kosovës gjatë hyrjes në Malin e Zi do të prezantojnë certifikatën e sigurimit TPL + valide, e cila aplikohet edhe në MoU-të me Maqedoninë dhe Serbinë.

 “Më tutje, përmes këtij memorandumi të nënshkruar ndërmjet dy Byrove në cilësinë e përfaqësueseve të industrive të sigurimit, synohet të arrihet lëvizja e lirë e qytetarëve duke mundësuar rritjen e potencialit të zhvillimit ekonomik dhe rritjen e qarkullimit të mallrave e shërbimeve, duke siguruar çdo herë mbrojtjen e të drejtave të policëmbajtësve dhe palëve të treta të dëmtuara, në kuadër të zbatimit të Rregullores së Brendshme të Këshillit të Byrove dhe legjislacionit të secilit vend”, theksohet në njoftim.