Lajme
Nesër nis numërimi i mbi 2 mijë votave nga diaspora
Pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit, KQZ bëri të ditur rezultatet preliminare në këto 21 komuna.

Publikuar
1 vit më parëmë

Të dielën më 14 nëntor, qytetarët e 21 komunave i’u drejtuan për herë të dytë kutive të votimit ku zgjodhën kryetarët e ardhshëm të këtyre komunave, pasi që të njëjtit në raundin e parë të zgjedhjeve lokale nuk arritën të merrnin numrin e duhur të votave.
Pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit, KQZ bëri të ditur rezultatet preliminare në këto 21 komuna.
Por këtu nuk është përmbyllur procesi, KQZ nesër në orën 16:00 do të nis me numërimin e fletëvotimeve nga diaspora. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Gjatë ditës së martë, 16 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve të cilat janë dërguar nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor”, tha Elezi.
Ai bëri të ditur se janë 2 mijë e 379 fletëvotime që janë aprovuar nga KQZ e të cilat do të numërohen.
“Tashmë shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako. Këto fletëvotime u takojnë komunave të ndryshme”, ka thënë Elezi.
Ai ka shtuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat e parapara që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojnë edhe me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Më poshtë ua sjellim numrin e fletëvotimeve nga diaspora për komuna të aprovuara nga KQZ
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
