fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Nëna e Vjoses: “Kemi qenë në stres, por e kemi ditur që do të fitoj”

Kosova, për herë të dytë zgjedh një grua në krye të shtetit. Këtë pozitë në vitet 2011-2016 e kishte mbajtur, Atifete Jahjaga.

Publikuar

“Si çdo familje kemi qenë në stres, po në fund e kemi ditur që do të fitojë”, kështu ka thënë nëna e Vjosa Osmanit.

Nëna e presidentes së Kosovës ka thënë para kamerës së T7 që si çdo familje kanë qenë në stres gjatë seancës, por në fund e kanë ditur se e njëjta do të fitojë.

E njëjta ka treguar se si e kanë uruar vajzën e tyre dhe me kë e kanë përcjellë seancën.

“Nuk kemi komuniku, ajo ka qenë e nxanë nuk e pengojmë kur është duke punu. Kam qenë me bashkëshortin, djalin, nusen, ata jetojnë të gjithë në Prishtinë, po mbrëmë ka qenë këtu. Veç urimin ja kemi përcjellë përmes telefonit”, tha ajo.
Me 71 vota për, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Vjosa Osmanin në postin e presidentes. Pas zgjedhjes, ajo bëri betimin para deputetëve.

Ajo fitoi në raundin e tretë të votimit. Për kundërkandidat kishte ish-kandidatin për deputet, Nasuf Bejtën. Në raundin e tretë të votimit morën pjesë 82 deputetë, ku 11 vota ishin të pavlefshme.
Kosova, për herë të dytë zgjedh një grua në krye të shtetit. Këtë pozitë në vitet 2011-2016 e kishte mbajtur, Atifete Jahjaga.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.