fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Nedim Bajrami, 72 minuta në fushë, Kumbulla duhet të presë për debutimin te Sassuolo

Publikuar

72 minuta lojë për Nedim Bajramin në takimin mes Sassuolos dhe Torinos në kuadër të javës së 24-t të Serisë A, e përfunduar pa fitues (1-1). Për vendësit shënoi që në minutën e pestë Pinamonti, por Zapata barazoi vetëm katër minuta më pas. Mesfushori u kombëtares shqiptare u aktivizuar titullar, por u zëvendësua në pjesën e dytë nga Defrel.

Duhet të presë ende Marash Kumbulla për të dhënë kontributin e tij në fushë te skuadra e re (Sassuolo), pas huazimit të tij nga Roma.

Lexo edhe:

Qendërmbrojtësi shqiptar qëndroi gjatë gjithë kohës në stol, i gatshëm për kontribuuar, por për trajnerin Dionisi nuk kishte ardhur momenti.

Sassuolo me këtë pikë të fituar ndaj Torinos shkon në kuotën e 20 pikëve, vetëm dy pikë nga zona e ftohtë, ndërsa klubi “granata” mbetet në mesin e tabelës me 33 pikë.

 

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook