Lajme
“Në VV ka njerëz që mendojnë se Izraeli duhet të zhduket nga harta”, thotë Emini

“Në VV ka njerëz që mendojnë se Izraeli duhet të zhduket nga harta”, thotë Emini
Analistja Kosovare, Donika Emini ka kritikuar qëndrimin, sic ka thënë ajo, kontrovers të Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj vendosjes se ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem dhe ndaj marrëveshjes se Uashingtonit në tërësi.
Kjo lloj qasje dhe ky lloj qëndrimi sipas Eminit, nuk i shërben aspak politikës së jashtme të Kosovës, që është një shtet i vogël ekzistenca e të cilit lidhet me partnerët e saj strategjikë, SHBA dhe BE, ka thënë ajo për Euronews Albania.
Qëndrimin kontrovers të LVV-së rreth vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, Emini e ka arsyetuar me faktin sic ka thënë ajo “në VV ka njerëz që mendojnë se Izraeli duhet të zhduket nga harta”.
Ndryshe, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, Albin Kurit, i cili është kandidat për kryeministër të vendit, ka marrë letra urimi nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Përderisa Netanyahu i ka shkruar Kurtit se e mirëpret në Izrael “për të inauguruar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem”, në anën tjetër, Erdogan ka porositur Kurtin që “do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”.
