fbpx
Lidhu me Ne!

Ekonomi

Në vitin e pandemisë, bizneset humben 1 mld. euro

Një ringjallje ekonomike, vërehet edhe nga të hyrat e agjencive kryesore që mbushin buxhetin, siç janë Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës.

Publikuar

Kompanitë prodhuese në Kosovë gjatë këtij viti, kanë filluar të rrisin prodhimin e tyre, rrjedhimisht edhe qarkullimin financiar. Një nga kompanitë është “8 vëllezërit” në Komunën e Klinës, që merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve të plastikës.

Argjend Shala, pronar i kësaj ndërmarrjeje, tha se gjatë këtij viti, kompanisë i është kthyer normaliteti pas pandemisë. Mbi 30 për qind, tha ai, ka rritje të sasisë së prodhimit dhe rritje të numrit të të punësuarve. Kjo kompani, prodhimet e saj i eksporton edhe në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

“Vitin e kaluar ka pasur më pak qarkullim, por punëtorët i kemi mbajtur në punë. Ndërsa, sivjet është më mirë, ka rritje edhe në tregun e Kosovës, por ka rritje edhe të eksportit”, tha Shala.

Bizneset në Kosovë, vitin e kaluar gjatë pandemisë, kanë raportuar humbje mbi një miliard euro.

Një ringjallje ekonomike, vërehet edhe nga të hyrat e agjencive kryesore që mbushin buxhetin, siç janë Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook