Sport
Në stadium për festën e madhe, dalin në shitje biletat për ndeshjen me Ishujt Faroe

Shqipëria luan ndaj Ishujve Faroe më datë 20 dhjetor ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë në pozita të shkëlqyera për të siguruar kualifikimin për herë të dytë në një event madhor si finalet e një europiani, një kualifikim që mund të vijë madje që më datë 17 në transfertë ndaj Moldavisë ku Shqipërisë i mjafton vetëm një pikë.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Mitaj eliminon Dakun nga Kupa, ndërrim fanellash dhe përqafim mes kuqezinjve
- D’Aversa promovon Berishën: Medoni ishte më i miri në fushë në sfidën Lecce-Parma
- U bashkua në verë me Brighton, talenti në pronësi të Barçës drejt Arabisë Saudite
- Real Madrid “sulm total” për Davies, 50 milionë euro gati për Bayern Munich
Megjithatë, festa e madhe do të jetë më datë 20 në Air Albania, aty ku ashtu si në ndeshjet e fundit pritet një impiant i mbushur në kapacitetin e tij maksimal. Së fundmi, FSHF njofton tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe me interesin që është maksimal për të ndjekur nga afër idhujt kuqezi.
Njoftimi i FSHF:
!







