fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Në prani të hetuesve, ka nisur rinumërimi

Publikuar

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur rinumërimi i votave me kusht, i atyre me postë për kandidatët për deputetë të Aleancës Ardhmërinë e Kosovës në të cilat ka qenë prezent komisionar që dyshohet për keqpërdorim sipas një videoje të publikuar në media.

Më pas do të rinumërohen edhe 7 vendvotime tjera që sot ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’u rinumëruar e që lidhen me personin që ka qenë i pranishëm në videon e bërë publike

E pranishme në QNR është edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe hetues të Prokurorisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se në QNR do bëhet edhe rinumërimi i vendvotimeve të tjera për të cilët ka vendosur PZAP.

“Fillimisht KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht dhe votave të cilat kanë ardhur përmes postës për kandidatët e subjektit politik AAK. Po ashtu, KQZ sot ka marrë vendimin për rinumërimin edhe të 7 vendvotimeve që gjatë procesit të rinumërimit të tyre ka marrë pjesë edhe personi, i cili ka qenë pjesë e videos apo lajmit që është transmetuar në medie. Pas përfundimit të kësaj faze të rinumërimit votave me postë, me kusht dhe këtyre 7 vendvotimeve, do të fillojë me fazën tjetër të numërimit të vendvotimeve. KQZ do të fillojë me fazën tjetër të numërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP”, tha Elezi, transmeton Telegrafi.

Elezi tha se janë më shumë se 100 vendvotime të tjera që PZAP ka marrë vendim për rinumërim, por lista e saktë ende nuk dihet. Ai deklaroi se rinumërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kandidatët për deputet të AAK do të përfundojë brenda disa orësh, ndërsa për vendvotimet tjera duhet të pritet lista e saktë.

“Deri tash sa munda të shoh prej vendimit të PZAP-it janë rreth 100, megjithatë duhet të shohim t’i lexojmë të gjitha vendimet dhe të shohim se sa prej tyre janë për t’u rinumëruar plotësisht, sa pjesërisht, sa vota brenda një subjekti politik, në ndërkohë do ta kemi listën të saktë, listën e vendvotimeve që i nënshtrohen procesit të rinumërimit…Rinumërimi i votave me kusht dhe votave me postë që i takojnë kandidatëve të subjektit politik AAK përfundon brenda një kohe të shkurtër brenda disa orësh, ndërkaq sa i përket vendvotimeve tjera duhet të presim listën e saktë”, tha Elezi./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021