Lajme
Në KS të OKB-së, diskutohet për Kosovën
KS i OKB do të diskutoj për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës dhe për aktakuzën e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në nëntor të vitit të kaluar.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në seancë të rregullt të martën në Nju Jork, do të diskutoj për Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, mbi punën e UNMIK për periudhën nga shtatori 2020 deri në mars 2021 dhe Kosovën.
Seanca e kryesuar nga Vietnami do të zhvillohet në formatin video për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut përfshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës më 14 shkurt dhe aktakuzës e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në nëntor të vitit të kaluar si ngjarjet kryesore politike.
Raporti thekson se këto ngjarje kanë ngadalësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e BE-së dhe thekson se paqja e qëndrueshme, stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik në Kosovë dhe rajon varen nga progresi i qëndrueshëm në dialog që synon normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
