fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Në Kosovë gjatë 2020 u punësuan 30.1 për qind e fuqisë punëtore

Publikuar

Gjatë vitit 2020, deri në muajin tetor, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në Kosovë janë punësuar dikur rreth 30.1 për qind e fuqisë punëtore në Kosovë, ku brenda kësaj shifre 46.2 për qind janë meshkuj dhe 14.4 janë femra të punësuara, ndërkohë shkalla e papunësisë në vitin 2020 është 24.6 për qind.

Sipas rezultateve të ASK-së, dy të tretat (2/3) e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë pune, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 40.0%.

“Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e tretë (TM3) 2020 është 30.1%. Punësimi me i lartë është te meshkujt 46.2%, ndërsa punësimi te femrat është 14.4%” thuhet në raportin e ASK, shkruan Tipografi.

ASK vë në theks se femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 49.7% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit me 46.5%.

“Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 17.2%; ndërtimtaria me 13.3%; prodhimi me 11.3%; dhe arsimi me 9.1%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim” thuhet në raport, shkruan Tipografi.

Sa i përket të të punësuarve ASK thotë se me kontrata, del se 42.1% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 57.9% kanë kontratë të përkohshme.

Papunësia më e theksuar thuhet në raport është te femrat me 33.1%, krahasuar me meshkujt, 21.5%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grup moshat 15-24 vjeçare me 46.9%, ndërsa fuqia joaktive është mjaft e lartë me 60.0%, me fokus të veçantë te femrat me 78.5 %, krahasuar me meshkujt, 41.1%.

 

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021