Kosovë
Në favor të kujt do të ishin zgjedhjet e reja?

Publikuar
2 vjet më parëmë

Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është e pashembullt në Kosovë dhe nëse ky vend nuk përballet sërish me zgjedhje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shumë punë para vetes. Por, edhe nëse zgjedhjet mbahen, për shkak të mospajtimeve eventuale për pozitën e presidentit, një skenar i tillë nuk është në favor të partive opozitare.
Kështu vlerëson Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin.
“Është e vështirë të supozohet se ato, (partitë opozitare) do të dilnin më mirë në zgjedhjet e reja, të cilat vetëm do të ndërprisnin formimin e Qeverisë Kurti për disa muaj, si dhe do të rrezikonin shëndetin e qytetarëve, duke mbajtur zgjedhje të reja në kushte të pandemisë. Kjo vetëm do ta dëmtonte opozitën dhe përfundimi do të ishte po i njëjtë, ose Kurti do të fitonte përqindje edhe më të madhe”, ka thënë Weber në një intervistë për Radion Evropa e Lirë./tg/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
