fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Në ditët e para të pranverës, mot më i ftohtë dimëror e me të reshura bore

Publikuar

19.03.2021 – Ditëve të para të stinës së pranverës që fillon ditën e shtunë më 20 mars, po parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët me të reshura që fillimisht do të jenë të përziera bore e shiu, e me rënie të temperaturave shndërrohen në reshje bore.  Reshjet e borës ditën e diel mund të jenë të intenzitetit mesatar, që pritet të krijojnë edhe shtresë dëbore.

Ditën e martë dhe mërkurë do të ketë edhe intervale me diell, por që kohëpaskohe priten reshje të dobëta lokale bore, shkruan Prishtina Weather.

Në pjesën e dytë të javës së ardhshme parashihet stabilizim i situatës meterologjike, e ku priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, e në fundjavë edhe rritje e temperaturave përreth vlerave mesatare.

Moti më dinamik në ditët në vijim, mundëson të kemi qarkullim të mjaftueshëm ajror, që mbanë ndotësit ajror të shpërndarë, e në këto kushte indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë më gjatë në vlera të pranueshme dhe mesatare, herë herë edhe në të mira.  Vetëm në raste të periudhave të qetësisë, pritet përkeqësim i cilësisë së ajrit, e vlerat kalojnë edhe në të dobëta.

20.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, gjatë ditës të përziera edhe me shi në vise të ulëta.  Në vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore.

21.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje bore.  Nga Dukagjini të përziera edhe me shi, e më vonë priten vetëm reshje bore.  Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshjet e borës mund të jenë më të dendura.

22.03 – Ftohtë, kryesisht vranët, paradite vazhdojnë reshjet e borës.  Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale të borës.

23.03 – Ftohtë, kryesisht me vransira, e vende-vende me mundësi për reshje të dobëta bore.

24.03 – Në mëngjes shumë ftohtë.  Ditën vransira dhe intervale me diell, e në mbrëmje priten mundësi edhe për reshje bore.

Temperaturat do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, me minimale që fillimisht luhaten ndërmjet -3 dhe 0C, e ditën e mërkurë mund të zbresin deri në -7C.  Maksimalet zbresin nga 4C edhe deri në 0C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga kryesisht nga krahu verior 5-12m/s.

Shtypja atmosferike deri ditën e hënë me tendencë të rënies nën vlera normale, e më pas shënon rritje.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021