Lajme
Ndodh edhe kjo! BI i vidhet vetura që transporton kufomat

Policia e Kosovës ka njoftuar së nga Bashkësia Islame është njoftuar së në parkingun e Bashkësisë Islame në Pejë është vjedhur vetura e cila përdorët për bartjen e kufomave.
Policia njofton se pas marrjes se informatës, policia ka dal në teren dhe pas një pune operative ka arritur të kap të dyshuarin dhe të gjejë veturën e vjedhur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti kishte vjedhur veturën e cila kishte qenë në parkingun e Bashkësisë Islame në Pejë, veturë e cila përdoret për bartjen e kufomave. I dyshuari është ndaluar duke drejtuar veturën në Mitrovicën e Jugut. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./tg/
