fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Ndeshjet e “Elite Round” në Ligën e Kampionëve në futsall zhvillohen në Kosovë – Federata e Futbollit e Kosovës

Publikuar

30 tetor, 2023 – Ndeshjet e fazës ‘Elite Round’ në grupin ku do të jetë e përfshirë FC Prishtina 01 do të zhvillohen në Kosovë. UEFA ka vendosur që kampionit të Kosovës t’ia besojë organizimin e ndeshjeve të grupit, shorti i të cilës fazë do të tërhiqet të enjten.

Klubi e ka fituar të drejtën e organizimit për ndeshjet e grupit në të cilin do të jetë prezent dhe do të dihet këtë të enjte.

Ndeshjet do të zhvillohen nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Kësisoj, kryeqyteti do të jetë mikpritës i top-ekipeve evropiane.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook