fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Ndërtimi i “prishtë” i rrugëve dhe i trotuareve në Prishtinë

Në adresë të redaksisë tonë, qytetarë të shumtë kanë dërguar foto nga rruga Agim Ramadani, pjesa nga Mensa e Studenteve deri të Komuna, ku pasqyrohet punët shkel e shko në infrastrukturën e kësaj rrugë.

Publikuar

Punimet në infrastrukturën rrugore të Prishtinës, vazhdojnë të përcjellën me vështirësi dhe lëshime të mëdha si nga punë kryesit ashtu edhe nga mbikëqyrësit kompetent, gjë që po i bënë këto rrugë dhe trotuare të dëmtohen ende pa përfunduar tërësisht punimet. Një neglizhencë e tillë, përveç që po shkakton humbje të parasë publike, po e vështirëson edhe më jetën e banorëve.

Në adresë të redaksisë tonë, qytetarë të shumtë kanë dërguar foto nga rruga Agim Ramadani, pjesa nga Mensa e Studenteve deri të Komuna, ku pasqyrohet punët shkel e shko në infrastrukturën e kësaj rrugë.

Në fotot e dërguara në adresë të Tipografit, shihet se si punimet në trotuar janë veç sa për ta quajtur të përfunduar punën, ndërkohë, shihet edhe dëmtimi i menjëhershëm i pusetave të vendosura nga punë kryesi.

Megjithëse punimet janë bërë që një kohë, autoritetet komunale nuk kanë ndërmarr deri tash ndonjë iniciativë që këto të përmirësohen./tipografi/

Vazhdo më shumë