fbpx
Lidhu me Ne!

Shqipëri

Ndërhyrjet në zgjedhjet në Shqipëri, shihen si kthim të favoreve politike

Teksa Sinani e shihte pozitivisht “ndërhyrjen” duke e konsideruar “qasje për bashkëpunim mes partive simotra”, analisti nga RMV, Sulejam Rushiti e shihte ndryshe.

Publikuar

Përderisa analistët Kosovar, ndërhyrjen e kryeministrave të vendeve të rajonit në zgjedhjet e 25 prillit është diçka e re dhe se duhet të shihet një bashkëpunim pozitiv për popullin shqiptar, ata nga Maqedonia, deklaratën e kryeministrit maqedonas e shohin si kthim favori.  

“Unë mendoj në si shqiptarë në rajon nuk e di pse kemi një frikë që të bashkëpunojmë apo koordinohemi me njëri-tjetrin. Çështja e shqiptarëve në Ballkan është akoma e pazgjidhur dhe duhet të bashkëpunojmë në të gjitha mënyrat”, është shprehur Resul Sinani.

“Në Kosovë dihet që partitë e djathta, sidomos LDK dhe Partia Demokratike në Shqipëri kanë pasur raporte më të mira, dhe partitë e majta dhe PS dhe partitë e dala nga lufta kanë pasur raporte më të afërta. Thirrja e zotit Zaev dhe përfshirja e LVV në zgjedhjet ne Shqipëri është diçka e re”, shtoi ai më tej.

Teksa Sinani e shihte pozitivisht “ndërhyrjen” duke e konsideruar “qasje për bashkëpunim mes partive simotra”, analisti nga RMV, Sulejam Rushiti e shihte ndryshe.

Ky i fundit e konsideroi si “kthim favori” deklaratën e kryeministrit verio-maqedonas Zoran Zaev për zgjedhjet në Shqipëri.

Rushiti deklaroi në Euroneës Albania se të njëjtën gjë pati bërë më parë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.  Sipas tij, ndërhyrja e Zaevit nuk ka pasur jehonë në Maqedoninë e Veriut dhe ndikimi i tij në Shqipëri varet te qëndrimi që kanë qytetarët ndaj zgjedhjeve në tërësi.

Ai tha se në përgjithësi “ndërhyrjet kanë qenë ndërhyrje partiake, apo qoka për interesa të tjera”. Rushiti theksoi se për shqiptarët do të ishte ndryshe po të kishte deklarata nga Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021