Shqipëri
NATO nis stërvitjet ushtarake, pjesë e tyre edhe Ushtria e Kosovës (Video)
Stërvitjet e koduara si “DEFENDER-Europe 21” janë ushtrime vjetore shumëkombëshe, të cilat udhëhiqen nga SHBA-ja

Publikuar
2 vjet më parëmë

NATO nisi të enjten stërvitje ushtarake në Shqipëri, me pjesëmarrjen e mijëra forcave nga Shtetet e Bashkuara. Stërvitjet në këtë shkallë janë të parat në Ballkanin Perëndimor që nga Lufta e Dytë Botërore, tha koloneli amerikan, Joseph Scrocca.
Ai tha se Shqipëria është “një aleate e vendosur e NATO-s që nga viti 2009” dhe “një partnere e vlerësuar e sigurisë – si në rajon, ashtu edhe në nivel global”.
Trupat amerikane janë vendosur në Shqipëri qysh më 26 prill. Ato do të mbajnë stërvitje në gjashtë baza tokësore, detare dhe ajrore në Shqipëri deri më 10 qershor.
Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, janë vende anëtare të NATO-s.
“Ky mision historik demonstron aftësinë tonë për të shërbyer si një partner strategjik i sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonet e Detit të Zi”, tha Scrocca.
Kjo stërvitje ushtarake, e cila përfshin gjithashtu Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Estoninë, Gjermaninë, Hungarinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Poloninë, Rumaninë dhe Slloveninë, do të vazhdojë deri në muajin gusht.
Stërvitjet e koduara si “DEFENDER-Europe 21” janë ushtrime vjetore shumëkombëshe, të cilat udhëhiqen nga SHBA-ja. Natyra e tyre është mbrojtëse dhe përqendrohet në parandalimin e agresionit.
Në kuadër të tyre, rreth 28,000 forca të SHBA-së dhe 26 vendeve të tjera do të kryejnë operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi, nisur nga Baltiku dhe Afrika deri në rajonet e Detit të Zi dhe Ballkanit.
Scrocca tha se stërvitjet si këto janë “shembulli kryesor i aftësive tona kolektive”.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
