Hyrja e sondës “Perseverance” në atmosferën marsiane ishte vendosur të fillonte në 3:55 pasdite, duke filluar kështu një proces shtatë minutësh që shkencëtarët shpresojnë të jetë i suksesshëm. Gjatë uljes, NASA nuk ka aftësi të kontrollojë sondën.
Procesi i komplikuar i uljes përfshin parashutat, zbritjen me shtytje motorike dhe një “vinç qiellor”, i cili do të ulë sondën në sipërfaqen e Marsit duke përdorur kabllo.
“Unë mund t’ju them se ‘Perseverance’ po funksionon në mënyrë perfekte tani dhe se të gjitha sistemet janë gati për uljen”, tha Jennifer Trosper, zëvendës menaxhere e projektit të NASA-s për këtë mision, gjatë një konference për shtyp të martën.
Perseverance’ do të synojë të ulet në Kraterin Jezero, i cili besohet të jetë një shtrat i lashtë liqeni. Atje, do të kërkojë shenja të jetës së lashtë.
Terreni rreth vendit të uljes është shkëmbor, duke e bërë uljen të vështirë, por NASA tha se sonda është e përgatitur për këtë sfidë.
“Kur shkencëtarët hedhin një vështrim në vendndodhje si Krateri Jezero, ata shohin shenja premtuese, apo jo?”, tha Al Chen, i cili është përgjegjës i ekipit të hyrjes, zbritjes dhe uljes në Laboratorin “Jet Propulsion” të NASA-s në Pasadena, Kaliforni, sipas agjensisë së lajmeve The Associated Press. “Kur shikoj Jezeron, shoh rrezik. Ka rrezik kudo”.
NASA ka ulur me sukses tetë nga nëntë sondat në mars. Linku