fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

“Na bosh, ju plot”

Derisa pushtetarët tonë po mbajnë darka të Lamës dhe po ia zgjasin orarin vetes, neve s’po na lejojnë të punojmë. Pandemia dihet që s’ka përfunduar në krejt botën, por bota po funksionon.

Publikuar

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Hysen Sogojeva, ka thënë fjalën hyrëse në protestën për ndryshimin e masave të vendosura për frenimin e pandemisë nga Qeveria e Kosovës.

Me moton “Na bosh, ju plot”, ai tha se po ju bëhet padrejtësi derisa po paralajmëron edhe shuarje të shumë biznesevea.

“Për të shmangur protestat dhe me qëllim t’i shprehim pakënaqësitë tona në mënyrë institucionale t’i shprehim pakënaqësi. Për këtë arsye sot jemi këtu jemi mbledhur këtu për të protestuar për të kërkuar lirimin e masave të fundit, të cilat janë marrë pa u konsultuar fare me neve, e të cilat çdo ditë e më shumë po iu kushton juve dëme të mëdha”.

“Derisa pushtetarët tonë po mbajnë darka të Lamës dhe po ia zgjasin orarin vetes, neve s’po na lejojnë të punojmë. Pandemia dihet që s’ka përfunduar në krejt botën, por bota po funksionon. Edhe ne po duam të funksionojmë. Është bërë tepër vonë. Ju bëj thirrje institucioneve të zgjohen nga gjumi të na lejojnë të punojmë”.

Sogojeva tha se së paku duhet lejuar të punojnë këtë kohë të fundvitit kur edhe vijnë mërgimtarët. Për këtë arsye ai shpalosi edhe kërkesat e tyre që duan të realizohen menjëherë, shkruan Klan Kosova.

1. Të bëhet zgjatja e orarit të punës në të gjitha kategoritë deri në ora 01:00

2. Të lejohet puna në sallat e dasmave dhe klubeve, sipas manualit të IKSHPK-së

3. Të kërkohet certifikata e vaksinimit të plotë, ose me një dozë apo testin PCR

4. Subvencionimi i sallave të dasmave që s’kanë punuar thuajse 600 ditë

5. Mbulimi i shpenzimeve operative, qiratë të shtyhen pagesat e afateve të kredive

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021