fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Mustafa: Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje

Publikuar

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një shkrim në Facebook, ka shkruar se zgjedhet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre.

“Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!?”, ka shkruar ai.

Mustafa ka thënë se zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje.

“Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre.

Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci”, ka shkruar Mustafa, duke shtuar se me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës.

“Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje.

Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar”, ka përfunduar Mustafa.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021