fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Mustafa tregon se kur do të caktohet data për zgjedhjen e kryetarit të ri

Publikuar

Kryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një përgjigje për Gazetën Express ka treguar se deri në fund të kësaj jave do të caktohet data për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së nga ku do të dalë shefi i ri i partisë.

“Deri në fund të javës do të caktohet data e mbajtjes së Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të LDK-së”, ka thënë Mustafa për Express.

I pyetur rreth kandidaturës së Anton Qunit dhe emrave të tjerë të përfolur për pozitën e të parit të LDK-së, Mustafa ka thënë procesi është i hapur për pretendentët dhe propozimet që mund të bëhen në Kuvendin zgjedhor të LDK-së.

“Procesi është i  hapur për pretendentët dhe për propozime në Kuvend”, ka shtuar tutje kreu në dorëhqeje i LDK-së.

Ndërkohë sa u përket akuzave të bëra drejt tij se po dëshiron që të imponojë emrin që do ta pasojë në karrigen e të parit të LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se kryetarin e ri e zgjedh Kuvendi i LDK-së.

“Për Kryetarin e ri vendosë Kuvendi i LDK-së”, ka përfunduar Isa Mustafa për Express.

Dorëheqja e Mustafës nga pozita e shefit të LDK-së ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, prej ku LDK-ja ka performuar më së keqi në historinë e saj, që nga themelimi.

Me Hotin si kandidat për kryeministër, LDK ka marrë pak më shumë se 100 mijë vota, duke shënuar rënie prej 50 %, krahasuar me zgjedhjet e tetorit 2019.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021