fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Mustafa tregon se çka do t’u ndodh qytetarëve, nëse Kurti refuzon mallrat kineze

Nuk e kuptoj pse vëllezërit tanë në Shqipëri mund t’i përdorin e ne duhet t’i refuzojmë. Nëse Qeveria Kurti vendos të refuzojmë mallrat kineze dhe të zhvishemi nga këto mallra, pjesa dërrmuese e qytetarëve do të mbeten lakuriq, pa rroba të brendshme e pa të jashtme

Publikuar

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për refuzimin e Qeverisë së Kosovës që të dërgojë punëtorët e arsimit e ata shëndetësorë për vaksinim në Shqipëri, meqë Edi Ramës i kanë mbetur vetëm rezerva të vaksinës kineze.

Mustafa ka thënë se nuk e kupton se pse qytetarët e Shqipërisë mund t’i përdorin këto vaksina e qytetarët e Kosovës duhet t’i refuzojnë.

Tutje, Mustafa ka deklaruar se nëse Qeveria Kurti vendos t’i refuzoj mallrat kineze, pjesa dërmuese e qytetarëve do të mbeten lakuriq.

“Nuk e kuptoj pse vëllezërit tanë në Shqipëri mund t’i përdorin e ne duhet t’i refuzojmë. Nëse Qeveria Kurti vendos të refuzojmë mallrat kineze dhe të zhvishemi nga këto mallra, pjesa dërrmuese e qytetarëve do të mbeten lakuriq, pa rroba të brendshme e pa të jashtme”, ka thënë Mustafa për Periskopin.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës, që drejtohet nga kryeministri, Albin Kurti, ka refuzuar që të dërgojë punëtorët e arsimit e ata shëndetësorë për vaksinim në Shqipëri, meqë Edi Ramës i kanë mbetur vetëm rezerva të vaksinës kineze.

Ministri i Shëndetësisë së Qeverisë së Kosovës, Arben Vitia ka thënë se Kosova nuk mund të përdorë vaksina që nuk janë certifikuar nga agjencia e barnave të Bashkimi Evropian. Vitia tha se procesi i vaksinimit të mësuesve kosovarë në Shqipëri është shtyrë, pasi nuk ka më sasi të vaksinave “AstraZeneca” dhe ”Pfizer” në Shqipëri.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021