fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Mustafa thotë se ka preferenca për kryetarin e ri

Publikuar

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është deklaruar rreth kandidaturave që janë shfaqur së fundmi për kryetar të kësaj partie.

Ai ka thënë së ka preferenca për kryetarin e ri të LDK-së, e preferenca e tij për kryetarin e ardhshëm të LDK-së është që i njëjti t’i mbrojë vlerat e LDK-së.

“Ka pasur deklarime në media të ndryshme për kandidatura zyrtare. I presim në Kuvend dhe nuk dua që as unë e as kryesia të intereferojmë në to, por e presim Kuvendin”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka folur edhe për raportime, se po mbështet një grup të LDK-së. Mustafa tha se një gjë te tillë nuk ekziston.

“Nuk ka asnjë takim e as grupe të fshehta dhe të caktuara. Të gjitha takimet tona janë të hapura dhe gjithë ata që deklarojnë çështje të tilla gënjejnë dhe duan që të bëjnë një situatë jo të mirë para mbajtjes së Kuvendit. Ka pasur rrena të mëdha edhe për klane. Askush s’ka thënë për mua se kam një klan por i kam trajtuar njëjti të gjithë. Janë çështje të ulëta dhe të pavërteta dhe nuk i shërbejnë Kuvendit të LDK-së”, ka thënë ai./tg/

 

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021