Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në reagimin e tij të parë pas publikimit të rezultateve preliminare, u ka premtuar elektoratit të LDK-së së ata do ti bëjnë ndryshimet e nevojshme brenda LDK.
Mustafa ka thënë së me këto ndryshime LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin. “Çfarëdo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve”, ka thënë Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafes:
Miq të nderuar
Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
- Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.
Çfarëdo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.
Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin