fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Mushkolaj: VV në Qeveri, po i bënë pikërisht ato veprime, kundër të cilave protestonte

Deputetja e PDK-së, e cila ka kaluar në Vetëvendosje në ditën e zgjedhjes së Presidentes, Adelina Grainca, duhet ta kthejë ‘mandatin e vjedhur

Publikuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është përplasur me analistin Imer Mushkolaj rreth ‘pazareve’ për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Presidente. Mushkolaj i ka thënë Abrashit se deputetja e PDK-së, e cila ka kaluar në Vetëvendosje në ditën e zgjedhjes së Presidentes, Adelina Grainca, duhet ta kthejë ‘mandatin e vjedhur’.

”Ju vetë e keni kërkuar një gjë të tillë prej deputetëve që kanë lëvizur, njëjtë keni vepruar edhe kur janë larguar deputetët e PSD-së, ju keni thënë që duhet ta kthejnë mandatin e vjedhur që e kanë fituar nga ju, edhe Shpend Ahmetit ia keni kërkuar kthimin e mandatit. E njejtë është edhe kjo situatë, Adelina Grainca e ka vjedhur mandatin nga Partia Demokratike e Kosovës”, i ka thënë Mushkolaj-Abrashit në RTV Dukagjini.

Në anën tjetër, Abrashi ka thënë se situata me Adelina Graincën ka qenë ndryshe nga ajo me PSD-në, teksa Mushkolaj i ka akuzuar VV-në për standarde të dyfishta.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021