Opinionisti Imer Mushkolaj, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka ironizuar me kryetarin e Prishtinë, Shpend Ahmeti, duke thënë se ndërkohë që kryetar i Prishtinë merret me analiza politike, Ambasada Amerikane na kallxon qysh jetohet n’Prishtinë.
“Probleme me ajrin e ndotur, me hapësirat e pakta të gjelbra, me shanset e vogla për aktivitete në hapësirat e jashtme dhe me infrastrukturën e keqe, me qen endacakë që mund të jenë agresivë kur janë të uritur. Ndërkohë kryetari merret me analiza politike 🙉” ka shkruar Mushkolaj.