fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Muhaxhiri: Shqipëria dhe ndërkombëtarët janë kundër bashkimit kombëtar

Publikuar

Artan Muhaxhiri , analist nga Prishtina, duke folur për çështjen e bashkimit kombëtar të rihapur nga Albin Kurti gjatë intervistës për Euronews Albania, tha se nuk ka asnjë ide konkrete si mund të realizohet kjo ndërsa nënvizoi se qëndrimi i Shqipërisë dhe ndërkombëtarëve aktualisht është kundër.

“Nuk ka asnjë bazë, pozicioni i Shqipërisë në këtë moment është negativ, për një ide të tillë dhe ndërkombëtarët janë kundër. Nuk mund të përmendet çështja e bashkimit pa përmendur një ide konkrete. Z. Kurti nuk ka treguar asnjëherë se si planifikon të bëjë bashkimin nga ngelur vetëm në planin retorik. Duhet një lider që ka guximin dhe idenë për ta realizuar këtë ide”, tha ai.

Muhaxhiri preku edhe çështjen e dialogut me Serbinë, ku tha se kreu i LVV mund ta vendosë Kosovën në pozicion të vështirë me BE dhe SHBA nëse refuzon të bisedojë me Serbinë.

“SHBA dhe BE nuk do të kenë raport normal me Kosovën nëse z. Kurti refuzon që të bisedojë apo që ta shndërroi një prioritet dialogun me Serbinë. Është në interes të gjitha palëve që kjo të përfundojë. Çdo vonesë të dialogut i bën dëm dhe vetë shtetit të Kosovës pasi nuk mund të zhvillohet në mënyrë normale nëse nuk bëhet pjesë e OBK dhe organizatave të tjera dhe të jetë e barabartë me shtetet e tjera të botës”, përfundoi analisti.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021