fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Muhaxhiri: Lista serbe po kthehet në faktor –  Kurti mund t’iu bëjë lëshime të mëdha

Publikuar

Analisti, Artan Muhaxhiri thotë se Lista Serbe po keqpërdor sistemin zgjedhor duke deformuar idenë e 20 vendet e dedikuara në Kuvendin e Kosovës, ku 10 janë për pakicat serbe dhe 10 për pakicat e tjera. Mirëpo ai thekson se e gjitha kjo situatë është krijuar pa shkelu ligjet dhe për këtë arsye e shikon të vështirë që gjykatat të ndalin deformimin.

“Në aspektin formal nuk besoj se ka pasur shkelje të ndonjë dispozite. Ato vota janë legale dhe janë dhënë nga qytetarët serb që mund thonë se këto parti mund ta përfaqësojnë më mirë interesin tonë. Pastaj në aspektin jo formal mund të ketë deformim apo votë të dirigjuar. Nuk mendoj se gjykatat e Kosovës do të kenë bazë të mjaftueshëm për të hedhur poshtë këtë që është jashtëzakonisht negative”, deklaroi analisti, shkruan Euronews Albania.

Sipas Artan Muhaxhirit “kjo ka ndodhur për faj të vetë pakicave jo serbe pasi deri më tani përfaqësuesit e tyre kanë privatizuar pushtetin, e kanë personalizuar dhe përdorur për qëllime të tyre personale”.

Rezultati paraprak i zgjedhjeve të 14 shkurtit tregon se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 56-57 deputetë dhe në një situatë të tillë, z. Muhaxhiri thotë se pala serbe kthehet në një faktor dhe mund të bëjë që z. Kurti të bëjë lëshime të mëdha.

“Z. Kurti do t’i duhet të bëjë kompromise të konsiderueshme me palën serbe për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit”, tha ai.

Analisti parashikon dy mundësi që LVV të arrijë të formojë qeverinë, ndërsa sheh si opsion të mundshëm bashkëpunim me AAK-në e Ramush Haradinajt.

“Nëse nuk arrin 61 ka vetëm dy mundësi, të bëjë koalicion me një parti tjetër ose të gjejë deputetë të opozitës që janë të pakënaqur. Me LDK dhe PDK nuk besoj se do të bëjë koalicion pasi kanë shumë ndryshime, mund të bëjë koalicion me AAK ose të gjejë të pakënaqur tek LDK dhe PDK”, tha ai./tg/

 

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021