fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Muhaxheri: Vjosa na e mori gjysmën e elektoratit

Publikuar

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri thotë se pasi të qartësohet pozicioni i Osmanit në raport me çështjet që janë në interes të Republikës së Kosovës do të marrin vendim nëse e votojnë apo jo.

“Kur të dalin këto qëndrime do të jem më i qartë nëse LDK duhet të ketë votë ose jo për Vjosa Osmanin”, tha ai në “Debat Plus”. Muhaxheri thotë se megjithatë Vjosa Osmani ka ndarë në dysh elektoratin e LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

“Gati gjysma e elektoratit ka shkuar te Vjosa.Vjosa Osmani është armiqësua me një pjesë të Kryesisë dhe kjo na ka kushtua neve si diskurs. Ne kemi lejua mendimin ndryshe dhe ai mendim ka shkuar duke u rritur. Ne dhe një pjesë e Kryesisë mendojmë se  disa vendime që i kemi marrë kanë qenë të domosdoshme për të ruajtur raportet me Amerikën”. Kryetari i Pejës thotë se populizmi në Kosovë ka rezultuar me sukses të madh për ata që e kanë praktikua.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021