fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Muça komenton krizën e Tiranës në “Elite Show”: Ja pse ka rënë numri i tifozëve

Publikuar

Ish-kapiteni i Tiranës, aktualisht trajneri i skuadrës U-21 të bardhebluve, ishte i ftuar në emisionin “Elite Show”, ku ndër të tjera edhe për ecurinë e kryeqytetasve, që duken larg pritshmërive këtë sezon.

Si është të drejtosh të kampionatin U21?

Është një kampionat mjaft interesant dhe ka shumë rëndësi, pasi jep mundësinë të përfshihen sa më shumë lojtarë.

Si e shpjegon rënien e tifozerisë së Tiranës në tribuna?

Tifozët e Tiranës shndërrohen në më të mirët kur luan bukur dhe prodhon rezultat, por rënia lidhet edhe me faktin që shumë njerëz janë larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë jashtë vendit.

Lexoni edhe:

Çfarë po ndodh me Tiranën?                                                              

Ndryshimet në pankinë kanë pasur efektin e vet. Tirana ka pasur edhe largime të shumta, megjithatë shpresoj që të rikthehet sa më shpejt te rezultatet pozitive. Ndoshta ulja e pritshmërive mund të sjellë më shumë hapësira edhe për lojtarët e rinj, që do të kenë mundësi të tregojnë veten. Një rast i tillë ishte ai i Qefaliajt, që dha asist në ndeshjen e fundit.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook