fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

MSH shton thirrjet për vaksinim të plotë

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se situata epidemiologjike është e qetë në Kosovë, mirëpo situata mund të përkeqësohet nga variantet e reja të këtij virusi.

Publikuar

75-79 vjeçarët, nga sot nisin vaksinimin

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, që ta marrin edhe dozën e dytë për të fituar mbrojtje më të madhe nga ky virus, por edhe për të shmangur kufizimet tjera.

Në një komunikatë për media, të lëshuar më 3 dhjetor, kjo Ministri ka thënë se, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, nga 6 dhjetori qytetarët që kanë vetëm një dozë të vaksinës do të duhet të kenë edhe një test negativ PCR në koronavirus, i cili do të jetë i vlefshëm për 48 orë, në mënyrë që të hyjnë në Kosovë.

Me masat aktuale, hyrja në Kosovë mundësohet me test negativ PCR.

Mbajtja e maskës do të vazhdojë të jetë obliguese edhe me masat e reja, ashtu si edhe kufizimi i lëvizjes nga mesnata deri në orën 05:00.

 “Duke qenë se një numër i qytetarëve pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, nuk shkojnë për të marrë dozën e dytë në periudhën brenda katër javësh (28 ditë pas marrjes së dozës së parë), Ministria e Shëndetësisë, i rikujton kësaj kategorie të qytetarëve se certifikata e tyre me vetem një dozë do të përdoret si dëshmi vetëm nëse ajo është jo më e vjetër se katër javë apo nëse testi RT-PCR është kryer në 48 orët e fundit krahas marrjes së një doze”, është thënë në njoftimin e Ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se situata epidemiologjike është e qetë në Kosovë, mirëpo situata mund të përkeqësohet nga variantet e reja të këtij virusi.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit në mars të këtij viti, autoritetet shëndetësore kanë thënë se mbi 40 për qind e popullsisë së përgjithshme të Kosovës është imunizuar kundër këtij virusi.

Qytetarët e Kosovës mund të vaksinohen me vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021