Shëndeti
MSH: Janë vaksinuar 700 punëtorë shëndetësorë
Kosova ka nisur të hënën fushatën e imunizimit kundër koronavirusit. Grupi i parë që po vaksinohen janë punonjësit shëndetësorë, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se pas tyre do të vaksinohen personat e moshuar dhe ata më sëmundje të rënda.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të shtunën mbi 700 profesionistë shëndetësor dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore publike janë imunizuar me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.
“Fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësor do të vazhdoj me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, të postuar në rrjetin social Facebook.