fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Moti në javën në vijim

Nga dita e enjte më shumë diell, por edhe temperaturat do të shënojnë rritje. Sipas parashikimeve të fundit në fundjavë mund të kemi edhe të reshura shiu.

Publikuar

Java në vijim me vranësira të ndryshueshme dhe diell. Nga e ënjta temperaturat në rritje. Fundjava mund të sjell reshje shiu.
Në ditët e fundit të muajit mars dhe dy ditët e para të muajit prill, mbi vendin tonë do të mbretërojnë kushte më të qëndrueshme të motit, e do të ketë edhe vranësira por edhe intervale me diell. Ditëve të para të javës, nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu, ngase do të ketë edhe më shumë periudha të vranësirave.

Nga dita e enjte më shumë diell, por edhe temperaturat do të shënojnë rritje. Sipas parashikimeve të fundit në fundjavë mund të kemi edhe të reshura shiu.

Sa i përket cilësisë së ajrit, ditëve të ardhshme do të ketë një përmirësim, sepse parashihet edhe qarkullim më i mirë ajror, për të mbajtë ndotësit ajror të shpërndarë. Indeksi do të jetë në vlera mesatare dhe të pranueshme, vetëm në raste të periudhave më të gjata të qetësisë, kryesisht orëve të mbrëmjes mund të kaloj në vlera të dobëta.

29.03 – Mot i butë, me vranësira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit me mundësi për riga lokale shiu.
30.03 – Kryesisht me vranësira, pasdite vranësirat fillojnë të shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.
31.03 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.
1.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.
2.04 – Më ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 0C deri në 2C, e maksimalet mbeten përreth vlerave mesatare dhe lëvizini ndërmjet 12C dhe 14C, e nga e enjta shënojnë rritje edhe deri në 18C, ditën e premte.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s, e me hove edhe deri në 13m/s ditën e martë.
Shtypja atmosferike fillimisht shënon rritje mbi vlera normale, e gradualisht gjatë javës pëson rënie.