Lajme
Mospërputhje mes Hotit dhe ATK-së

Publikuar
2 vjet më parëmë

Deklarimet e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti se ekonomia e Kosovës po kthehet në normalitete nga pandemia, bien ndesh me të dhënat zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Më 30 janar, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se ekonomia e Kosovës “po i kthehet normalitetit” dhe se “qarkullimi i bizneseve është rritur dukshëm”. Ai shtoi se të hyrat nga Administrata Tatimore e Kosovës në janar, 2021 janë të ngjashme me janarin e vitit 2020.
Por, nga të dhënat që ATK-ja i ka dërguar Radios Evropa e Lirë nuk figuron se të hyrat janë të ngjashme.
Sipas këtyre të dhënave të ATK-së, në janar te vitit 2020 qarkullimi i bizneseve ka qenë 815,402,903 euro, ndërsa në janar 2021 ka qenë 363,625,827 euro, që i bie 451,777,076 më pak.
Ndërkaq, për të hyrat nga Doganat e Kosovës, Hoti ka thënë se në janar 2021 janë 11 për qind më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime.
Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë, thuhet se ka pasur rritje të të hyrave për 10 për qind.
“Të hyrat për këtë periudhë (janar 2021) janë 155 milionë euro, që nënkupton rritje me vitin e kaluar me 10 për qind, pasi gjatë vitit 2020 kishim të mbledhura 140 milionë euro”, thuhet në të dhënat e Doganave të Kosovës.
Të pyetur nga Radio Evropa e Lirë se pse është shënuar kjo rritje e të hyrave, Doganat e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
