fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Mos u nis për Slloveni pa e lexuar këtë njoftim

Sipas ndryshimeve të fundit, testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-së ose që nuk janë pjesë të Zonës Schengen nuk do të pranohen.

Publikuar

Ambasada e Kosovës në Slloveni sonte informoi se personave që do të hyjnë nga Kosova në Slloveni, për shkak të mundësisë̈ së infeksionit me virusin SARS-CoV-2 do t’ju kërkohet të qëndrojnë në karantinë për një periudhë prej dhjetë ditësh.

Po ashtu, sipas njoftimit të ambasadës, sipas ndryshimeve të fundit, testet PCR të kryera në Kosovë dhe në vendet e tjera jo anëtare të BE-së ose që nuk janë pjesë të Zonës Schengen nuk do të pranohen.

“Të gjitha informacionet lidhur me rregullat e reja të udhëtimit në Slloveni, kalimit transit ose udhëtimit nga Sllovenia drejt Kosovës, si dhe informatat e tjera të domosdoshme mund të gjenden në faqen zyrtare të Qeverisë së Sllovenisë: https://ëëë.gov.si/…/coronavirus…/border-crossing “, bëri të ditur ambasada

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021