Lajme
Montgomery: SHBA e përkushtuar të bashkëpunojë me BE-në për bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar
2 vjet më parëmë

Një zyrtare e lartë e Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të punuar me Bashkimin Evropian, që po bën të mundur dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Komentet e zëvendës ndihmës sekretares së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Molly Montgomery vijnë ndërsa udhëheqësi i lëvizjes Vendvendosje Albin Kurti pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kur u pyet për mundësinë e një dialogu të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, zonja Mongomery i tha Zërit të Amerikës se: “Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun Beograd-Prishtinë të mundësuar nga Bashkimi Evropian, dhe presim me padurim një marrëveshje gjithëpërfshirëse, një marrëveshje normalizimi që do të çonte në një njohje të ndërsjellë, ose në bazë të njohjes reciproke.”
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
