fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Momenti i tentim grabitjes së armatosur ( Video)

Publikuar

Punëtorët e Besa Security janë sulmuar me armē të renda gjatë kohës kur po tranportonin para të një banke të Kosovës.  Plaqkitesit nuk kanē arritur ti marrin paratë, për faktin se automjeti i Besa Security është i pajisur me masë antiplumb.

Ngjarja ka ndodhur nē rrugen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht tek liqenit të Badovcit, ku kanē mbetur të lenduar dy punëtorē të Besa security, e të cilët fal ndërhyrjes se shpejt tē FSK, në dhenien e ndihmës se shpejt, aktualisht janē jashtë rrezikut për jetē, ka njoftuar Besa Security, përmes një njoftimi për medie.

Indeksonline ka siguaruar pamje ekskluzive nga momenti i tentim grabitjes dhe plagosjes së dy personave te Liqeni i Badovcit.

Është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 16:45 policia ka marrë informatën për një tentim grabitje të armatosur në rrugën magjistrale Prishtinë -Gjilan. Menjëherë pas informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore.

Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se persona të dyshuar në rrethana që aktualisht po trajtohen nga policia, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të  automjetit që po kryente transportin e parave. Për pasojë dy persona pjesë e kompanisë që po kryente transportin janë plagosur dhe të njejtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021