fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Molliqaj për LVV-në: Ata po blejnë e po vjedhin

Salih Zyba është instrument besnik dhe Kurti i ka thënë ta takojë deputeten e AAK-së. Nëse ka ndonjë krahasim, i bie që po t’i thotë Kurti këpute dorën, ai e këputë

Publikuar

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se ky është regjim totalitar. Ai këtë e ka thënë duke komentuar takimin e deputetit të VV-së, Salih Zyba me deputeten e AAK-së, Albana Bytyçi, për ta bindur që të votojë për Vjosa Osmanin president.

“Salihu (Zyba) është i padijshëm. E njoh nga përvoja që kam pasur me të, e njoh nder vite. Është një besnik i cili çkado që i thotë Kurti, ai bën. Nuk ka lidhje me politikën, me idealet, sepse aty s’ka mbet më asnjë idela. Ata po blejnë e po vjedhin, nuk e kanë më as flamurin”, ka thënë Molliqaj në një intervistë për RTK-në.

Sipas Molliqaj, Salih Zyba e realizon atë që i thotë Kurti. Këtë e ka thënë kur është pyetur nëse Zyba ka shkuar ta takoj deputeten e AAK-së me inciativë të Kurtit.

“Ai (Salih Zyba) është instrument besnik dhe Kurti i ka thënë ta takojë deputeten e AAK-së. Nëse ka ndonjë krahasim, i bie që po t’i thotë Kurti këpute dorën, ai e këputë. Ai ka qenë mish për top për Kurtin”, ka thënë Molliqaj.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021