fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Molliqaj: Kurti shantazhoi me ligj, për ta bërë Vjosën presidente

Kushdo nga opozita që qëndron në sallë për zgjedhjen e presidentes, e ka pranuar shantazhin e Kurtit dhe i është nënshtruar atij”, ka shkruar Molliqaj në profilin e tij në Facebook.

Publikuar

Kreu i PSD, Dardan Molliqaj ka reaguar, pas njoftimit që LVV është tërhequr nga plotësim ndryshimi i ligjit për zgjedhje, duke e quajtur këtë veprim sic ka thënë ai shantazhim të Kurti për ta zgjedhur Vjosen presidente.

“Kurti shantazhoi me ligj, për ta bërë Vjosën presidente. Kurti po tërhiqet nga ligji sepse ky ishte vetëm shantazh. E nëse i zgjedhet presidentja atëherë shantazhi ka pasur efekt! Prandaj kushdo nga opozita që qëndron në sallë për zgjedhjen e presidentes, e ka pranuar shantazhin e Kurtit dhe i është nënshtruar atij”, ka shkruar Molliqaj në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

QEVERIA E SHANTAZHIT
Shantazhi dhe kërcënimi janë mjete për të arritur qëllimin e shantazhuesit.
Shantazhin nuk e bënë të tillë realizimi i tij, por potenciali i realizimit të tij. Dhe kur qëllimi arrihet, pa u realizuar shantazhi, atëherë i bije që ky i fundit ka pasur sukses.
Kurti shantazhoi me ligj, për ta bërë Vjosën presidente. Kurti po tërhiqet nga ligji sepse ky ishte vetëm shantazh. E nëse i zgjedhet presidentja atëherë shantazhi ka pasur efekt!
Prandaj kushdo nga opozita që qëndron në sallë për zgjedhjen e presidentes, e ka pranuar shantazhin e Kurtit dhe i është nënshtruar atij.
Një qeveri që fillon me shantazh do të vazhdojë si e tillë. Njëjtë një opozitë që i nënshtrohet sot shantazhit, do t’i nënshtrohet vazhdimisht.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021