fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Molliqaj: Kurti po dëshiron të krijojë agjenci të spijunazhit

Po krijohet një agjenci në kuadër të Projektligjit për konfiskimin e pasurisë e cila në bazë të ligjit ka të drejtë ta merr në pyetje çdo qytetar të Kosovës shembull çfarë veture vozitë, çfarë pije konsumon, ku udhëton, e gjëra të tjera që janë të frikshme për qytetarin e Kosovës

Publikuar

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti në lidhje me qeverisjen e vendit në këta muaj. Molliqaj thotë se Kurti përmes Ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme po dëshiron të heqë dorë nga reformimi i drejtësisë duke e kapur atë.

Ai thotë se Kurti po dëshiron të krijojë agjenci të spijunazhit.

“Kurti po dëshiron të krijojë agjenci të spijunazhit. Po krijohet një agjenci në kuadër të Projektligjit për konfiskimin e pasurisë e cila në bazë të ligjit ka të drejtë ta merr në pyetje çdo qytetar të Kosovës shembull çfarë veture vozitë, çfarë pije konsumon, ku udhëton, e gjëra të tjera që janë të frikshme për qytetarin e Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se Kurti është zhvendosur ideologjikisht dhe politikisht siç ishte vite më herët.

Mirëpo, i pari i PSD-së thotë se Kurti me metoda të njëjta dhe duke ndjekur rrugën e njëjtë po pretendon ta sjellë ndryshimin në Kosovë.

“Problemi i Kurtit nuk është ndryshimi i fjalëve, por mos ndryshimi i konceptit të dialogut”. Molliqaj thotë se një ndryshim të vogël Kurti e ka vetëm me Ligjin për konfiskimin e pasurisë.

Por sipas tij edhe këtë ndryshim Kurti po e merr nga vendet e gabuara të BE-së siç janë Hungaria dhe Polonia.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021