fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Molliqaj: Kurti, aktivizimin politik e trajton duke e shtypur me dhunë brutale

Molliqaj ka konsideruar se një ndërhyrje e tillë shpërfaq mendësinë e pushtetit të Albin Kurtit

Publikuar

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të PSD-së që u arrestuan sot gjatë një aksioni pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Molliqaj ka konsideruar se një ndërhyrje e tillë shpërfaq mendësinë e pushtetit të Albin Kurtit.

“Sot, gjatë aktivitetit tonë simbolik afër objektit të Qeverisë, hasëm në dhunë të madhe dhe të paarsyeshme nga Policia e Kosovës. Ndërhyrja e tillë në një aktivitet paqësor shpërfaq mendësinë e këtij pushteti; që aktivizmin politik e trajton duke e shtypur me dhunë brutale”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Pushteti policor i Albin Kurtit

Sot, gjatë aktivitetit tonë simbolik afër objektit të Qeverisë, hasëm në dhunë të madhe dhe të paarsyeshme nga Policia e Kosovës. Ndërhyrja e tillë në një aktivitet paqësor shpërfaq mendësinë e këtij pushteti; që aktivizmin politik e trajton duke e shtypur me dhunë brutale.

Gjatë ndërhyrjes kanë arrestuar aktivistët tanë Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Qëndrim Sahiti, Zgjim Hyseni dhe Agron Kabashi dhe kanë përdorur dhunë dhe sprej lotsjellës ndaj aktivistëve të tjerë.

Vazhdo më shumë