fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Molliqaj ia kërkon Kurtit kontratën e qeras

Nëse Kurti paguan qera, si mbulohen shpenzimet? “Qeraja mujore për një shtëpi të tillë kushton sa paga mujore e kryeministrit. Pse nuk po publikohet kontrata

Publikuar

Kryetari i PSD, Dardan Molliqaj, ka thënë së Albin Kurti dikur thoshte se në politikë duhet të varfërohemi, e jo të pasurohemi. “Çka po ndodh tash? Pse pas 1 jave në qeveri, Kurti ka nevojë të jetojë në shtëpi 500m², kur dihet që ai jeton krejtësisht i vetëm pasi që familja i jeton në Norvegji?”, ka pyetur Molliqaj.

Mbase sipas Molliqajt, militantët e VV-së tash mund të argumentojnë se Kurti nuk e ka blerë këtë shtëpi por jeton aty me qera. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por megjithatë ndërrimi i vendbanimit nga 60m² në rreth 500m² në një nga lagjet më shtrenjta të Prishtinës, ngritë disa pyetje.

Molliqaj ka thënë së nëse Kurti paguan qera, si mbulohen shpenzimet? “Qeraja mujore për një shtëpi të tillë kushton sa paga mujore e kryeministrit. Pse nuk po publikohet kontrata”, ka thënë ai.
Malliqaj ka thënë se pak vite më vonë, Kurti posedon banesë në vlerë 400,000€ në Norvegji, ndërsa zhvendoset në shtëpi 500m² në Tasligje.

“Në shtëpinë që shihni në foto banon Albin Kurti. Për dikë kjo mund të dukej e pabesueshme para pak ditësh, por mendësia e tij çon pashmangshëm këtë”, ka thënë Molliqaj.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021